Von Der Leyen: Do të avokojmë për heqjen e vizave për Kosovën

0

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen ka ofruar mbështetje për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë një letër nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, e cila ka shkruar se perspektiva kredibile e BE-së për Ballkanin Perëndimor mbetet prioritet i Komisionit Evropian, duke potencuar edhe pritshmëritë për një bashkëpunim në thellimin e marrëdhënieve me BE-në. Ajo po ashtu theksoi rëndësinë e reformave dhe procesit të dialogut. Tutje, Von Der Leyen, e ka potencuar rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke e konfirmuar angazhimin e Komisionit Evropian për avokim në drejtim të marrjes së një vendimi pozitiv nga ana e BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *