VOTIMI I PROJEKTLIGJIT APO MOCIONI I VOTBESIMIT- Shkruan; Afrim Rada, jurist i dip.

0

Parlamenti i Republikës së Kosovës edhe për herë të tretë dështon të votoi Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike. Për dallim prej dy votimeve të mëparshme kemi një përparim të dukshëm në numrin e votuesve. Përderisa në votimin e dytë kemi pasur vetëm 40 deputetë të pranishëm në sallë , herën e tretë të të votuarit kemi pasur shumë më shumë deputet të pranishëm në sallë dhe nuk bëhej fjalë për kuorum por kemi pasur vetëm 60 vota PËR projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike. Edhepse kjo i përngjan, në lojën e futbollit, të goditurit të shtyllës në minutën e 90, mirëpo nuk ndikon në ndryshimin e rezultatit.

Gjendja e mjerueshme ekonomike, mungesa e një plani strategjik nacional zhvillimor si dhe paraprija e agjendave politike ndaj çështjeve ekonomike dhe sektori publik si gjeneruesi më i madh i vendeve të punës janë vetëm disa prej faktorëve kyq që kanë ndikuar në pasojat kaq të mëdha të pandemisë në ekonominë e Republikës së Kosovës.

Që të gjitha këto ndikojnë në shkatërrimin e sektorit privat me çka do të krijohet një armatë e tërë e të papunësuarve, sipas parashikimeve rreth 50.000 të papunë. Kjo me automatizëm nënkupton rritjen e varfërisë dhe mjerimit që në një fazë të caktuar mund të eskaloj në trazira sociale.

Sinqerisht dhe shpirtërisht, me tërë qenien time ndaj shqetësimin me sektorin privat dhe zhgënjimin për mosvotimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, edhepse sinqerisht kjo pako nuk premton shumë për sektorin privat, mirëpo në kushtet e mjerimit shikohet si oazë në shkretëtirë.

Nga debatet e shumta ne qarqet e komunitetit të beznesit, në pamundësi të gjeturit të zgjidhjes për situatën e krijuar, kërkohet fajtori.

Fajtorin nuk duhet kërkuar gjetiu por në mesin tonë ashtu sikur drejtësia që nuk vjen nga jashtë.

Pse nuk votohet Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, nëse për këtë kërkohet shumica e thjesht, pra 60 +1 vota të deputetëve ?

Po me këtë numër të votave të deputetëve , qeveria aktuale, a nuk ka ardhur në pushtet ?

Nga pyetjet si më lartë përfundojmë :

1. ose nuk ekziston vullneti te koalicioni qeverisës për të votuar projektligjin në fjalë,

2. ose nuk e kanë shumicën e vullnetit të deputetëve për të qeverisur me shtetin.

Sido që të jetë, mosvotimi i Projektligjit ka një adresë, koalicioni qeverisës.

Si referencë për legjitimimin e pushtetit shërben populli. Burimi i pushtetit është populli. Forma me të cilën delegohet pushteti nga populli tek ata që do të qeverisin me popullin, është të votuarit. Të njëjtit legjitimohen si pushtetarë të ardhshëm, në qoftë se fitojnë shumicën e numrave të legjislativit.

Mungesa e votave për të votuar Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike paraqet mungesën e legjitimitetit për të qeverisur me vendin.

Më shumë se të mosvotuarit e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, votimi në parlamentin e Republikës së Kosovës është një mocion i mosbesimit të deputetëve të Republikës së Kosovës,ndaj koalicionit aktual qeverisës.”/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *