Voton Isa Mustafa: Dilni të gjithë, përkundër kushteve të këqija të motit

0

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka votuar në shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë.

Mustafa, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të të dalin dhe të votojnë përkundër kushteve të këqija të motit, shkruan Reporteri.net.“Unë sot kisha dëshiru të ftojë qytetarët në këtë ditë jo të përshtatshme për votim për shkak të motit të keq, qytetarët duhet të votojnë për demokratizimin e mëtutjeshëm të vendit, zhvillim ekonomik dhe prosperitet”, ka thënë Mustafa para gazetarëve.

Ndryshe deri më tani kanë votuar thuajse të gjithë krerët e partive politike që garojnë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *