Voton Vjosa Osmani: Ditë e ftohtë, por të dalin të gjithë të votojnë për të ardhmen e vendit

0

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka votuar sot në Fakultetin Teknik në Prishtinë.Ajo është parë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu dhe dy vajzat e saj, shkruan Reporteri.net.Ajo para medieve ka thënë se të gjithë qytetarët nëpërmjet vullnetit të tyre të lirë, do ta përcaktojnë të ardhmen e vendit.“Të gjithë qytetarët pa dallim nëpërmjet vullnetit të tyre të lirë, do ta përcaktojnë të ardhmen e vendit. Është ditë e ftohtë, por i ftoj qytetarët që masovikisht të marrin pjesë në zgjedhje, sidomos gratë dhe vajzat sepse barazia fillon tek kutitë e votimit.”, ka thënë Osmani.Tutje ajo ka falënderuar të gjithë stafin e angazhuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *