Vranësira, reshje shiu e bubullima, parashikimi i motit për ditën e sotme

              Mot jostabil parashihet edhe për ditën e enjte, i dominuar nga vranësirat, e kohëpaskohe priten edhe të reshura shiu, që më vonë pasdite edhe mund të shoqërohen me bubullima.Era ndryshon drejtimin nga veriu e verilindja dhe frynë e lehtë dhe mesatare 5-11m/s. Temperaturat minimale 9C e 10C, ndërsa ato maksimale arrinë në 15C e 17C.Riga lokale shiu mund të shfaqen ditën e premtë, derisa në fundjavë pritet të mbajë mot më i ngrohtë dhe me intervale më të gjata me diell.Temperaturat maksimale edhe deri në 21C e 23C.