Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të ketë mot të vranët dhe me riga shiu.IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11m/s. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të këtyre reshjeve të cilat do të ndikojnë edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe në bimësi përgjithësisht