Vranët e me shi sot, në viset malore borë
Intervale me diell parashihet të ketë mëngjesin e ditës së mërkurë. Nga mesdita kalimi i një fronti të ftohtë sjell rrebeshe kalimtare shiu, që aty këtu edhe mund të jenë më intensive.
Temperaturat minimale në mëngjes luhaten ndërmjet 5C në Gjilan deri në 12C në Prizren. Maksimalet deri nga mesdita arrijnë edhe deri në 16C e 19C, por pas kalimit të frontit zbresin edhe në 8C e 10C. Do të fryjë erë e ftohtë veriore mesatare dhe mesatarisht e fuqishme 5-12m/s. Në vise malore priten edhe reshje dëbore, njofton Prishtina Weather.
Ditë e enjte parashihet të ketë intervale me diell, pas mëngjesit me mjegull në ultësira. Të premten vransirat shtrihen mbi vend, e gjatë ditës dhe mbrëmjes të reshura shiu përfshinë gjithë territorin. Në pjesë malore priten edhe reshje dëbore.
Me rënie të temperaturave në natën në mes së premtës dhe shtunës, fjolla bore mund të ketë edhe në pjesë të ulëta. Temperaturat zbresin në 10C e 11C ditën e enjte, deri të shtunën në 5C.