Vrasja e Ukë Bytyçit,vrasje e euforisë aksidentale ishte e dhembshme për gjithë luftëtarët -Shkruan:Kastriot FRENGU
Gazeta ‘’Bota sot’’ ka botuar shkrimin “SHIK-u i “Rognerit”, nuk duroi dhe nuk e përpiu dot suksesin e tij”/ 20 vjet nga vrasja e Ukë Bytyçit, besnikut të Rugovës dhe idealeve të lirisë ‘’me autore M.Lakna. Ky shkrim edhe njëherë po na bind se vije nga një gazetare që në atë kohë ishte një vajzushë që ka lozur me kukulla , apo veç sa ka filluar të belbëzojë fjalitë e para. Por, ky shkrim natyrisht se vije në gazetën tashmë të njohur botërisht që njëqind herë më shumë ka fyer çlirimtarët se sa krejt gazetat e Serbisë bashkë. Andaj shihet se ngarkesa ideologjike e gazetares dhe gazeta ‘’Bota sot’’, ose këndojnë për Serbinë ose kjo frymë kaq ndjellakeqe nuk i kontribuon së ardhmes së Kosovës, Prandaj, vetë mosha e kësaj gazetare jep të qartë faktin se nuk mundet ajo të shkruajë për vrasjet e ndodhura në Kosovë. Ukë Bytyçi, ishte dhembje universale e ju ka dhimbsur secilit luftëtarë lirie,Por ju e ngarkoni përtej çdo mase atë dhembje. Kurse me lejoni të ju bëjë me dije se personi që e ka vrarë është dënuar dhe nuk është dënuar për vrasje politike .por për vrasje aksidentale, Kur shkruhet për figura të këtilla duhet të konsultohen edhe dënimet e organeve të drejtësisë, E jo të shkruhet me ngarkesë prej frymëzimeve të Serbisë dhe vëllavrasëse. Ajo frymë e Serbisë, që tash e mbi dekada ka vetëm një synim është tepër meskine, sepse është luftë e paskrupullte për të ç’vlerësuar rolin e çlirimtarëve, në vend të falënderimeve pa fund për ata që sollën lirinë. Ju dhe kategoria e gazetarëve dhe gazetave më frymën , ymrin dhe synimet e Serbisë vepron kundër këtyre vlerave dhe errëson sa e si mundet, Por mos harroni se nuk ‘’zihet dielli më shosh’’ thotë populli. Ata që ishin në ‘’Rogner’’ ose ishin pa gjymtyrë të trupit ,ose, ishin me plagë lufte. apo ishin më një ideal, e ai ideal ishte liria e Kosovës , Edhe kjo u bë sepse ishte oksigjen për ata,Por . assesi nuk e dimë se pse tani sillen ata që shpirtin kishin të shitur ën Beligrad tel Miloshviqi dhe po përdorin moton se vetëm sharja ëshët mbulesë e së keqes së tzre./qendrapress.com/