Vrasja në Podujevë: Babai e qëlloi me kallash djalin
Një vrasje ka ndodhur rreth orës 18:00, në fshatin Peran të Komunës së Podujevës. Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se i dyshuari për vrasje dhe viktima janë babë e bir.Sipas burimeve, babai ka qëlluar me kallash djalin e tij.Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. “Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.”, ka deklaruar Borovci./Reporteri.net