VRASJA NË PRIZREN – INTERVISTOHEN FAMILJARËT E VIKTIMAVE

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në rrugën “Durmish Asllani” në Prizren, njofton Insajderi.

Një zyrtar policor bashkë me të bijën e tij janë gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tyre, ndërsa dyshimet e para janë se babai fillimisht e ka vrarë vajzën e pastaj veten.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës njofton se janë intervistuar disa dëshmitarë familjarë të viktimave.https://tinyurl.com/y4tkrgmb

Siç bëhet e ditur në raportin e policisë, me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë marrë nga mjekësia ligjore për obduksion.

“Prizren 15.12.2020 – 19:10. Është raportuar se një zyrtar policor dhe vajza e tij janë gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tyre. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore prokurori dhe mjekësia ligjore. Janë intervistuar disa dëshmitar familjar të viktimave, me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë marrë nga mjekësia ligjore për Obduksion”, njofton policia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *