VRASJE NË PODUJEVË, NJË PERSON I VDEKUR DHE NJË I PLAGOSUR

0

Vrasje në Podujevë, një person i vdekur dhe një i plagosur

Një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e një përleshje me armë zjarri që ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në fshatin Repë të Podujevës.

Rastin për Insajderi.com, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Ende nuk dihen motivet e këtij incidenti, kurse Krasniqi tha se policia në këto momente janë duke e trajtuar rastin, njofton Insajderi.com.

“Më 18.07.2020 në orën 13:04, policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Repë të Podujevës. Menjëherë për në vend-ngjarje janë nisur njësitë policore. Është njoftuar edhe ekipi mjekësor emergjent. Nga përdorimi i armëve të zjarrit një person ka humbur jetën, kjo është konstatuar nga ekipi mjekësor, një person tjetër është i plagosur. Policia edhe në këto momente është duke e trajtuar rastin, nëse do të ketë informata të reja ua përcjellim me kohë”, ka përfunduar Krasniqi. /Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *