Vritet ish-ushtari i UÇK-së nga Mitrovica në Francë

Një 55-vjeçar nga nga fshati Rashan i Mitrovicës ka mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në mes të dy bandave kriminale në Dijon të Francës.

Lajmin e kanë dhënë familjarët të cilët kanë njoftuar se viktima ka mbetur i vrarë derisa ishte në shtratin e tij.

Rasti ka ndodhur në mesnatën e së shtunës.

Viktima Veli Sadiku gjatë luftës ishte ushtar i Ushtrië Çlirimtare të Kosovës.

Për ngjarjen tragjike ka shkruar edhe gazeta franceze “Le Figaro”.

Prokurori i Dijon bëri të ditur tha se dy persona që qëlluan derisa ishin në lëvizje me veturë janë në arrati.

Raportohet se burri nga Kosova u godit nga plumbi brenda banesës së tij në katin e parë, në vendin e quajtur “Rrethi i Stalingradit”.

Për rastin ka folur edhe vajza e viktimës, e cila deshti të mbetej anonime.

“Unë dhe nëna ime u zgjuam nga të shtënat e armëve, të cilat u ndalën fillimisht për disa momente dhe pastaj filluan sërish. Kur unë dhe nëna ime shkuam të shohim babain ku flinte në shtratin e tij, ai kishte vdekur”, tha 23-vjeçarja për Le Figaro.

Familja Sadiku kishte 14 vjet që jetonte në Francë, shkruan gazeta franceze.