Vritet një grua në Pejë
Një vrasje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Bill Clinton”. Në vendin e ngjarjes u konstatua vdekja e një gruaje”, tha ai.
Lidhur me rastin, policia ka arrestuar një person dhe ka konfiskuar një armë.
Sipas informatave të deritanishme, i dyshuari për vrasjen në Pejë është bashkëshorti i viktimës.
Kjo është vrasja e dytë brenda një javë që po ndodhë në vendin tonë, para pak ditësh edhe një 21-vjeçare në Ferizaj, u vra nga ish-bashkëshorti i saj.
Viteve të fundit, në vendin tonë ka pasur rritje të rasteve kur gratë vriten. Para pak ditësh edhe ministrja e Drejtësisë, deklaroi se gratë ende nuk janë të sigurta./Telegrafi/
—————–