Vritet një person në Zllakuqan të Klinës

                               Një person është vrarë pasditen e së premtes në Zllakuqan të Klinës.Një person është vrarë në fshatin Zllakuqan të komunës së Klinës të premten rreth orës 18:20.Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Ai tha se lidhur me rastin janë arrestuar 3 të dyshuar.“18:20 policia është njoftuar se në fshatin Zllakuqan një person është plagosur. Viktima me autoambulancë është dërguar për në spitalin ne Pejë. Mjeku kujdestar e ka konfirmu vdekjen e viktimës. Policia menjëherë ka arritur që t’i arrestojë 3 persona që dyshohet se janë të involvuar për rastin”, ka thënë Gashi.