Vuçiq: Do ta forcojmë ushtrinë serbe, për të shpëtuar vendin

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se investimet në ushtrinë serbe do të vazhdojnë, pasi që sipas tij ajo do jetë mbrojtëse e vendit.“Ne do të investojmë në ushtrinë tonë, gjithnjë e më shumë, të ardhurat tuaja do të jenë gjithnjë e më të larta”, tha Vuçiq pas stërvitjes së Brigadës 72 për operacionet speciale të Ushtrisë Serbe të quajtura “Spearhead 2021″, në Kazermën e Pançevos “Rastko Nemanjic”.Presidenti serb Aleksandar Vuçiç vazhdon të investojë në Ushtrinë Serbe, për të shpëtuar vendin.Ai po ashtu shpreson që anëtarët e ushtrisë të jenë rojet e vendit dhe mbrojtës të popullit e gjithashtu edhe pengesë për çdo agresor dhe këdo që mendon të sulmojë Serbinë, shkruan Vucic.rs.“Politika e forcimit të ushtrisë do të vazhdojë me shpejtësi”, theksoi Vuçiq, duke shtuar se ushtria serbe mund të jetë një stabilizues i situatës politike në rajon dhe se duhet të jetë e qartë për të gjithë se Serbinë nuk mund ta sulmojnë dhe kërcënojnë si në të kaluarën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *