Vukovari është dhembja dhe krenaria e madhe e lirisë kroate- Shkruan:Salih ÇOÇAJ

0

Shënimi i përvjetorit të 25-të të rënies së Vukovarit gjatë Luftës së fundit për kroacinë është  ditë dhembje e krenarie sepse Vukovari jeton e frymon . Qytetarët  nga të gjitha anët e vendit, në  ditën e shënuar sia  ajo e djeshmja vijnë  nga Kroacia e bile edhe nga jashtë  të  gjithë drejt Vukovarit . Vizitorët mbajnë flamurin kroat, kurse pjesëtarët e Gardës rrinë të veshur uniformat ushtarake nga lufta.

Liderët  politik  të  Kroacisë deputetë qytetarë nderojnë viktimat e Vukovarit, duke vendosur kurora në përmendoren e varrezave Memoriali.

Në mbrëmje, përgjatë lumit Danub  lëshohen me qindra e mijra qirinj të ndezur që simbolizojnë mbrojtësit e vrarë dhe të zhdukur të Vukovarit.

Atje   edhe në memorialin i varrit masiv në Ovçari vendosen lule e lot kujtimi.

Në përkujtim të rënies së Vukovarit në vitin 1991, të gjithë Kroacië  ndezin qirinj.

Beteja për mbrojtjen e Vukovarit, e cila zgjati gati tre muaj, la të vrarë rreth 2,900 deri 3,600 vetë. Vetëm sipas të dhënave të spitalit të Vukovarit, në betejën u vranë 1,624 civilë dhe pjesëtarë të ushtrisë kroate, u plagosën 1,219 njerëz.

Rrethimi zgjati gati tre muaj. Gjatë asaj kohe Vukovari u shkatërrua plotësisht, ndërsa u dëbuan të paktën 22.000 anëtarë të popullatës jo serbe. Disa mijëra u dërguan në kampet dhe u paraburgosën.

Vukovari ra në duart e forcave paraushtarake serbe dhe APJ-së më 18 nëntor 1991, dhe në mënyrë paqësore është ri-integruar në vitin 1998. Mirëpo  pos kroatëve  Vukovarin e  e kujtojnë edhe  qindra  luftëtarë shqiptar që aso kohe ishin në Kroaci  duke  luftuar  për  jetë a vdekje  për Vukovarin  për lirinë e për Kroacinë. Janë shumë  kujtime  të  heronjëve  shqiptar që  flasin për Vukovarin , Një tregim i kësaj natyre është edhe tregimi i lufëtarit shqiptari Besim Vokshi. Ai shihet   duke e mbajtur mbi supe një luftëtar të plagosur, nga Vukovari deri në Vinkovc gjatë luftës për mbrojtjen e Kroacisë. Fotografia është realizuar me 19 Nëntor 1991. Vukovari ka qenë i rrethuar dhe luftëtarët kanë luftuar, ky burrë trim ka marr rrezikun për sipër dhe e ka shpëtuar shokun  dhe është kthyer në betejë përsëri….Të pagjeturit që nuk kanë kë të kërkojnë nuk janë harruar dhe nuk janë braktisur. As nga institucionet dhe as nga shoqatat. Nëse një nënë nuk është anëtare e shoqatës sonë, nuk do të thotë që ne nuk jemi në favor të gjetjes së djalit të saj. Ato nuk janë dhe nuk duhet të harrohen – thotë zyrtar i dalë nga  lufta . Ata  thonë ne marrim frymë dhe ecim. Ne nuk do të harrojmë  kurrë , vështrimi i tyre ishte drejtuar ka e  ardhmja. Por  në  Vukovar  ndihmë e pakursyer  kanë dhënë  furrtarët  kosovarë  hasjanët kryesisht nga  komuna e Prizrenit duke u bë heronj të Kroacisë, ata  ishin  dje mbeten  besnik të  devotshëm të lirisë së Kroacisë./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *