Walker për ish-krerët e UÇK’së në Hagë: Drejtësi e shtrembëruar, pse s’po kërkohet llogari nga serbët?

                                  Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thënë se mbajtja në paraburgim në Hagë të ish-krerëve të UÇK’së është qesharake dhe nënkupton drejtësi të shtrembëruar.Walker tha se nuk e kupton pse gjykimi është i njëanshëm, duke shtuar se perëndimi nuk po merret me krimet që i kanë bërë serbët, por po kërkojnë llogari nga UÇK’ja, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.“…nuk e kuptoj plotësisht edhe në BE dhe në qeverinë amerikane e ka pasur ndjenjën që një pjesë e sistemit të llogaridhënës të merret vetëm më njërën anë. Procesi është themeluar vetëm një anë, UCK-ja nuk ka qenë një zinxhir ushtarak mirë i organizuar, në anën tjetër, po, dhe më e lehtë do të ishte për ti gjykuar ata (serbët)”, ka thënë Walker në RTV Dukagjini.Ai ka zhvendosur vëmendjen edhe kah presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku tha se Vuçiq ka qenë indirekt i përfshirë në krimet që ka kryer Sllobodan Millosheviqi.“…Vuçiq ishte atë zgjirin komandues (të sistemit të Milosheviqit që kryente krime), ka qenë ministër I informimit dhe propagandës në atë kohë dhe ai akoma është duke e mohuar Reçakun, duke mohuar atë se çka ka ndodhur gjatë luftës. Dhe nuk e di nëse kam dëgjuar diçka nga BE-ja që ai të flet diçka në këtë aspekt dhe se ai ka qenë pjesë e asaj çka ka ndodhur. Dhe ai pasluftës gradohet president dhe bën gjithçka për të sabotuar një marrëveshje të paqes”, ka shtuar Walker.“Është mjaft ironike dhe e turpshme që procesi i llogaridhënies paraluftës e gjatë luftës nuk është sjellur para drejtësisë (krimet e kryera nga forcat serbe në Kosovë), në të njëjtën kohë lidershipi i UCK-së që kanë qenë pjesë e Qeverisë këtu katër nga ata që janë në Hagë për kërkim evropian të llogaridhënies, nuk e kuptoj pse po kërkohet vetëm në pjesën e Kosovës e jo në pjesën serbe”, tha ai. /Reporteri.net/.