Xhelozia vret paqen;-Shkruan; Lule Alidema Psikologe Klinike.
Po, xhelozia vret çdo raport paqësor.
Vret paqen në raport bashkëshortor, miqësor, kolegial e kudo e kudo tjetër.
Ku ka xhelozi nuk ka dashuri!
Dashuria nënkupton pranim, mbështetje, arsyetim, përkrahje, siguri, qetësi, besim etj…, ndryshe nga xhelozia që i asgjëson gjitha këto elemente.
Njeriu i mbështjellur me xhelozi përcillet nga mendimet negative duke mos pasur mundësi ta pranoj të ndryshmen pozitive te të tjerët.
Çka dmth se xhelozia ka burimin te mungesa e vetëbesimit dhe faktorëve tjerë psikologjik si dhe paaftësia për ta pranuar veten e qenë siç është.
Paqe nënkupton liri shpirtërore, përmbushje emocionale me veten dhe gjithçka rreth vetes.
Nëse mungojnë këto elemente bazike që e përbëjnë paqen atëherë njeriu do të jetë xheloz dhe do ta vras çdo raport paqësor.
Në paqe me veten, në paqe me gjithkund e gjithçka rreth vetes!/www.QendraPress.com/