Ymer Alushani (Vogëlushi), 23 vite më parë ra dëshmorë për të mos vdekur kurr
Sot, mbushen plotë 23 vite, kur në Betejën e Llapushnikt. Ku luftohej për jetë a vdekje në krye të luftës së patrembur të bijëve të lirisë bie komandant Ymer Alushani, (Vogëlushi), ra dëshmorë në betejën e lavdishme të Grykës së Llapushnikut për të mos vdekur kurr.
Heroi i Kombit, Ymer Alushani ishte i pari atë ditë që vendosi trupin e tij me dhjetëra bashkëluftëtarë dhe u bë digë për ta bllokuar Grykën e Llapushnikut, duke e mbajtur të bllokuar për muaj të tërë dhe se mbyllja e Grykës ia ka prishur planet Serbisë për ta izoluar këtë pjesë të Kosovës. Ymer Alushani dhe disa bashkëluftëtarëve të tij ishte goditje dhe humbje e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por po kaq e madhe ishte vendosmëria për ta vazhduar luftën deri në fitore. Ta nderojmë e respektojnë lirinë që sot e kemi! Lavdi jetës dhe veprës të Ymer Alushanit! Do të mbetet një dritë lirie e llambadarë I pa fikur për të këtë liri që e gëzojmë. Ymer Alushani ishte brumosur në familje e tij atdhetare dhe s.kishte ndryshe të bëntë pos nëse Atdheut i duhet jeta ta jepte me krenari./qendrapress.com/