Ymer Ymeri nga SBASHK: Ndarja e 50 eurove e njëanshme, greva vazhdon  

Ymer Ymeri, koordinator për organizim të brendshëm në Sindikatën e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK), dhe nënkryetar i kësaj sindikate, ka thënë se greva nga shërbyesit civil do të vazhdoj për shkak se vendimi i qeverisë për ndarjen e 50 eurove është i njëanshëm.Ymeri tha se sindikalistët kanë disa kërkesa jo vetëm rritjen e pagave prej 100 eurove.“Jo nuk e pranojmë, gjithçka që jep qeveria pa konsultim me neve është vendim i qeverisë ndërsa për me u plotësu kërkesat tona janë ato që i kemi thanë së paku, 100 euro deri në fillimin e zbatimit të Ligjit të Pagave ndërsa për dy kërkesat tjera, sigurimet shëndetësore dhe Ligjin mbi skemat pensionale është çështje që duhet me u marrë vesh për çfarë periudhe ata e dërgojnë në kuvend”, tha Ymeri.Greva sipas Ymerit do të vazhdoj deri sa të plotësohen kërkesat e sindikalistëve.“Në do të vazhdojmë grevën, greva vazhdon deri në plotësimin e kërkesave të SBASHK-ut. Për me ndërpre grevën duhet me u arritë një marrëveshje me u plotësu kërkesat e SBASHK-ut kështu qeveria këtë 50 euro në mënyrë të njëanshme e ka ndarë pa u konsultu me askënd”, shtoi tutje Ymeri, për Kallxo.com.Qeveria e Kosovës do të ndaj nga ky muaj nga 50 euro për të gjithë zyrtarët publikë.Kështu njoftoi kryeministri i vendit, Albin Kurti të shtunën në një konferencë për media.Ai tha se ekzekutivi që drejton ka përgatitur një pako të re për ta përballuar inflacionin.