Z.Kurti ,Kosova ishte e do të jetë përgjithmonë me Amerikën,rrugën kah Serbia e Rusia ne e kemi të huaj-Shkruan;Hisen Berisha,gjeneral i betejës së Koshares

0

                       U deshtë jo me pak se një shekull përkushtim e ndoshta miliona jetëra shqiptarësh nëpër shekullin e kaluar për ta bërë Kosovën sovrane. Kjo  padyshim se ka ardhur me luftën e lavdishme të UÇK-së,e ndihmuar nga SHBA dhe NATO. Prandaj,ne tashmë  botërisht e kemi të  qartë se jemi renditur  me  SHBA-të, sepse ata  ishin pjesa e lirisë tonë. Derisa ju kryeministër Kurti, që plotë dy dekada pas lufte  ti dhe LVV keni përdorë akuzuat e njëjta që na i bënte  Serbia dhe Rusia, ju  na i konvertonit të njëjtat akuza vetëm në gjuhën shqipe. Prandaj,  kjo për  fat të keq  këtij populli ia shite  goglat për arra, e tash mbetet të provohet qeveria Juaj. Por, ajo u pa tani pas miratimit prej 11 milion euro për Serbët e veriut, Por këtë fakt që  tani duhet ta kesh të qartë  është një fakt, ju kryeministër  mund  të shkoni drejt Serbisë  apo Rusisë, por populli i Kosovës  është  i renditur pas  SHBA-ve. Sepse me ata e bëmë luftën me ata e fituam lirinë dhe me ta do ta jetësojnë amanetin atyre miliona  shqiptarëve  të vdekur me ëndrrën e lirisë. Kjo zot, kryeministër  u pa  edhe me  faktin se morët  një ‘’Shuplakë  ‘’ publike nga Presidenti Bajden, se  marrëveshjen e ish presidentit Tramp dhe  Hotit, ju duhet ta zbatoni pikë  për pikë, Kjo ishte  besojë edhe  një ‘’shuplakë’’ tjetër për ty, e për të edukuar se  vendimet e qeverisë vetëm mund  të  vazhdohen e jo të kundërshtohen  me e pa bazë as juridike e as ligjore. Andaj, po ju përsërisim edhe një fakt se tani për tani juve po ju kundërshtojnë më së shumti ish  anëtarë e partisë tuaj  e tani në PSD, sepse ata  ju njohin më së miri, E ju karshi tyre po përdorni mënyrën e  diktatorit. Kjo tregon se ju keni synime  të lindjes  e ne  haptas  po të  apelojmë  jemi me  Amerikën, jemi me demokracinë  e SHBA-ve që janë ABC  apo ADN-ja e  vete demokracisë  botërore. Po presim e po shohim se  ju ka lindja , do të  qoni  këtë vend. Por, ne  do të jemi në rrugën reale  të kërkesave të Kosovës  drejt SHBA-ve. Herëve tjera do të ju sjellim edhe  fakte që do të  bindeni edhe ju vetë se  vetëm me sharjet e  konvertuara të Serbisë e Rusisë erdhët deri këtu. Por, më tutje  populli duhet ta dije se kush jeni ju /qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *