Z. Kurti pranoni realitetin e Kosovës e larg ideve staliniste-Shkruan:Salih ÇOÇAJ
Albin Kurti,tani më spo kuptojmë se pse dhe ku po I gjeni të I admironi miqtë tuaj që shumica janë Stalinist, tashmë të njohur e mund të themi edhe të dëshmuar.
Slavoj Žižhek është një filozof politik dhe kritik kulturor i lindur në Slloveni. Punimet e Žižhek që nga viti 1997 janë bërë gjithnjë e më qartë politike, duke kundërshtuar konsensusin e përhapur se ne jetojmë në një botë post-ideologjike ose post-politike dhe duke mbrojtur mundësinë e ndryshimeve të qëndrueshme në rendin e ri botëror të globalizimit. Mirëpo , ajo që po dua të ju them është fakti se ju edhe ai keni të përbashkët shumë gjëra. Tani me dihet si ju nuk e keni pranuar asnjë simbol të shtetit të Kosovës , nuk e pranuat as ushtrinë, as nuk e pranuat himnin e asgjë kosovare, njësoj nuk I pranon as Rusia e as Serbia, Prandaj,spo kuptojë arsyen tuaj pse i gjithë ky kundërshtim ndaj të arriturave të Kosovës e pse gjithë ky pajtim më të gjitha synimet e Rusisë e Serbisë që I ka ndaj atdheut tonë. Besojë se këto veprime duhet të vetëdijesohen edhe qytetarët sepse është koha e fundit kur Kurti duhet të njoh realitetin ri të Republikës së Kosovës
e të ik nga idetë staliniste. Ose duhet të dal dhe publikisht të jep këto arsyetime se se po i bënë./qendrapress.com/