Zaev: Kosova është një nga partnerët tanë më të mirë
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka konfirmuar se janë nënshkruar 11 marrëveshje në mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Kosovës. Ai në konferencë të përbashkët me kryeministrin kosovar, Albin Kurti, e ka quajtur Kosovën partner të rëndësishëm. “Për Maqedoninë e Veriut, Kosova është një nga partnerët më të mirë”, është shprehur ai. “Shkëmbimet tregtare presim që këtë vit të kalojnë mbi 400 milionë mes dy vendeve tona. Ne i japim mbështetje dialogut Kosovë-Serbi të udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Mbështesim një marrëveshje për normalizim që kontribuon në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Maqedonia e Veriut është e gatshme t’i ndajë me Kosovë përvojat e veta”, u shpreh tutje ai.