Zafir Berisha evokon kujtime nga Lugishta e Hasit

0

               Sot bëhen 22 vite nga masakra e forcave serbe në Lugishtë të Hasit!
Me 12 prill 1999 ndodhi një nga masakrat më të tmerrshme të shtetit gjenacidal të Serbisë mbi popullatën civile në Lugishtë të Hasit duke vrarë 46 fëmij, gra e pleq në mënyrën më makabre!
Lugishta por edhe krahina Hasi në përgjithësi ishte një nga hallkat tepër të rëndësishme të luftës së UÇK-së për lirin e Kosovës dhe jo rastësisht okupatori serb kishte koncetrim të mëdha të forcave ushtarake, policore e paramilitare në këtë rajon.
Si shumë luftëtar të UÇK-së edhe unë me bashkëluftëtar kamë qenë i nderuar të përjetoj mbështetjen e hasjanëve në shtatorin e vitit 1998 ku u pritëm dhe u ndihmuam nga heroi i UÇK-së Besim Parallangaj një djalë trim dhe sypatrembur!
Në vitin 2009 në shej respekti dhe nderimi për gjakun e derdhur për lirin e Kosovës, vendosëm një lapidar në Lugishtë, si simbol i kujtimit për atë çka ka ndodhur gjitë luftës për lirin e Kosovës!: kujton ish  komandanti i UÇK-se Zafir Berisha , kryetar i Nisma në Prizren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *