Zafir Berisha, ia lëshon vendin bashkëluftëtarit Shukri Qunit në Asamblenë e Prizrenit
Zafir Berisha kryetar i Nisma Socialdemokrate që ne zgjedhjet e sivjetme lokale ishte edhe bartës i listës i këtij subjekti politik, ia lëshon vendin tashmë kandidatit që në këtë garë ishte fitues i radhës Shukri Qunit. Ai me këtë rast shkruan’’
‘’Të nderuar miq,
Të respektuar bashkëpunëtor e nismëtar!
Për arsye të angazhimeve të tjera partiake dhe publike në vazhdën e avancimit të frymën socialdemokrate të Nisma-s, nuk do të angazhohem në Kuvendin e Prizrenit.
Jam i bindur se me përgjegjësi të madhe sikurse edhe deri sot, Shukri Quni për mandatin e 5-të në Kuvendin e Prizrenit, si njeri i dëshmuar dhe punëtor i arsimit dhe invalid i UÇK-së, nuk do të ndalet asnjëherë për ti shërbyer qytetarëve të Prizrenit në 4 vitet e ardhshëm!
Nga unë Zafa ,respekt për të gjithë ata që qëndruan besnik vizionit tonë në betejën politike për Prizren . Vazhdojmë 4 + 4…’’.Tashmë dihet se Nisma tashmë në kuadër të qeverisjes lokale do të merr nën udhëheqje tri drejtori te ekzekutivit ./qendrapress.com/