Zafir Berisha: Kosova në udhëkryq, NISMA është gati

                      Zyrtari i NISMA-s Socialdemokrate, Zafir Berisha, po e vlerëson situatën jo të mirë në vend, dhe jo rrallë herë shpreh pakënaqësinë e tij për mënyrën se si po qeveriset Kosova nga Qeveria e kryeministrit Albin Kurtit.Berisha edhe përmes një statusi të fundit në Facebook ka hedhur akuza në drejtim të pushtetit aktual, duke thënë se ‘koha e hipokritëve po kalon’.Ai ka publikuar një foto me zyrtarët më të lartë të NISMA-s, ku shkruan se ata janë gati, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

Kosova në udhëkryq,

Ne jemi gati… vazhdojmë!

Koha e hipokritëve dhe mashtruesve po kalon.