Zëdhënësi i policisë në Prizren Toger Shaqir Bytyçi,sqaron vdekjen e shtesit shqiptar

           Zëdhënësi I policisë  Rajonale në Prizren Toger Shaqir Bytyçi, për  Rtv ‘’Besa ‘’ sqaron vdekjen e shtesit shqiptar  që është gjetur pa shënja  jete në rrugën ‘’Edit Durham’’ në  Prizren . Ai njofton se  me datë 08.12.2025, rreth orës 08:30, policia është njoftuar se në rrugën “Edit Durham” , në Prizren, në një lokal të përdorur si banesë, është gjetur pa shenja jete një person mashkull, 78-vjeçar, shtetas i Shqipërisë dhe i Kosovës. Policia, ka dalë në vendngjarje, është njoftuar prokurori dhe, me urdhër të prokurorit përgjegjës, trupi i pajetë është dërguar në IML në Prishtinë. Policia ka filluar hetimet e rastit si “Hetim i vdekjes”.