Zëdhënësi i policisë  Rajonale në Prizren togeri Shaqir Bytyçi ,sqaron për vjedhjet e së dielës

         Zëdhënësi i policisë  Rajonale në Prizren togeri Shaqir Bytyçi, derisa jep sqarime për vjedhjet e datës 8. mars.2026, në lagjen Dardania – Prizren, pohon se janë raportuar dy raste të vjedhjes së rëndë. · Në njërin rast, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një shtëpi dhe kanë vjedhur stoli ari si dhe para të gatshme në vlerë të përgjithshme rreth 27,000 euro, sipas deklarimit të viktimës. · Në rastin tjetër, po ashtu në një shtëpi të kësaj lagjeje, është depërtuar përmes një dritareje dhe janë vjedhur stoli ari si dhe para të gatshme në vlerë të përgjithshme rreth 25,000 euro, sipas deklarimit të viktimës. Sipas informacioneve fillestare, të dy rastet dyshohet se kanë ndodhur gjatë kohës së iftarit, kur në shtëpi nuk ka pasur persona prezent. Në të dy vendngjarjet kanë dalë patrullat policore, hetuesia dhe forenzika, ndërsa janë njoftuar edhe hetimet rajonale. Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit nga Stacioni Policor Prizren Veri, së bashku me Sektorin Rajonal të Hetimeve, janë duke punuar në zbardhjen e këtyre rasteve. Policia e Kosovës përsërit apelin për qytetarët që gjatë kësaj periudhe, kur dalin për iftar apo vizita familjare, të tregojnë kujdes të shtuar për sigurinë e shtëpive të tyre. Rekomandohet që të lihen dritat e ndezura, dritaret dhe dyert të mbyllen mirë, si dhe të kujdesen për ruajtjen e gjërave me vlerë, si stolitë e arit dhe paratë e gatshme, pohon zëdhënësi I Policisë  rajonale  togeri Shaqir Bytyçi./QendraPress/