Zëdhënësi i policisë  Vesel Gashi, njofton për  një hetim të vdekjes

    Zëdhënësi i policisë  rajonale Vesel Gashi, njofton  se  me 29.korrik.2023 rreth orës 12:04 policia ne Prizren është njoftuar se në rrugën e në rrugën e ‘’Bingenit’’ në Prizren është një person brenda në banesën e tij dhe nuk përgjigjet ne telefon dhe as ziles se derës, ku nga vëllai i tije njoftohemi se ka probleme shëndetësore. Vendit të ngjarjes ju ka përgjigj patrulla policore dhe njësiti i zjarrfikësve te cilët e kane bërë hapjen e derës me force, ku ekipi mjekësor i urgjencës ka konstatuar se personi është pa shenja jete . Vendit të ngjarjes ju janë përgjigjur edhe ekipi i hetuesve dhe forenzika. Është njoftuar prokurori i shtetit në lidhje me këtë rast janë duke u kryera të gjitha veprimet e nevojshme ligjore . Me urdhër te prokurorit inicohet rast Vdekje e dyshimte kurse trupi i pajete dërgohet për obduksion ne Instituti i Mjekësisë Ligjore