Zëdhënësi i Qeverisë: Vitia nuk ka pasur arsyje ta refuzojë nënshkrimin e kontratës me Pfizer

0

Zëdhënësi për media në Qeverinë e Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar pas raportimeve në media së ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka refuzuar nënshkrimin e  ardhjes se 500  mijë vaksinave nga Pfizer, përcjell Insajderi.Kryeziu në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se nuk ka pasur asnjë motive që ministri Vitia të mos e nënshkruajë kontratën.Lajmin për të e ka quajtur “të motivuar dhe dashakeqes”.“Meqë nuk ka motiv nga  Vitia për te refuzuar vaksinat atëherë lajmi për të është i motivuar e dashakeq. Ne të gjithë duhet të jemi të përgjegjshëm në ketë situate kaq të ndjeshme dhe të rënduar për shëndetin publik, përfshire gazetarët që mbajnë përgjegjësinë e informimit të drejtë të qytetareve” pohoi ai. /Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *