Zëdhënësja e LDK-së akuzon VV-në për gjuhë të urrejtjes dhe papërgjegjësi në udhëheqje

0

Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi ka akuzuar Qeverinë Kurti për përdorim të gjuhës së urrejtjes si dhe pasiguri e papërgjegjësi në udhëheqje të shtetit.Ajo tutje tha se përgjatë kësaj periudhe të qeverisjes, rezultatet kryesore të saj janë instalimi i frikës dhe kërcënimit si mjet i komunikimit të tyre.“Qeverisja e mirë nënkupton ndër të tjera edhe qasjen e përfaqësuesve të shtetit karshi problemeve a rasteve të shfaqura në përditshmëri. Arroganca dhe gjuha e urrejtjes e ardhur nga lartë tregon për një pasiguri në udhëheqje të shtetit dhe papërgjegjësi në rolin që kanë në krijimin e diskursit publik. Fatkeqësisht, përgjatë kësaj periudhe të qeverisjes, rezultatet kryesore të saj janë instalimi i frikës dhe kërcënimit si mjet i komunikimit të tyre”, thotë ajo.Ajo thotë se qytetarët e vendit kanë nevojë për siguri.“Qytetarët e këtij vendi kanë nevojë për siguri dhe ndjenjën për të qenë pjesë e shtetit, i një vendi që dikush i udhëheqë, pavarësisht se çfarë bindje politike a kategorie shoqërore i takojnë. Në të kundërtën, kjo qeverisje më së miri karakterizohet me thënien “Nëse mjeti juaji i vetëm është çekiçi, keni tendencën ta shihni çdo problem si një gozhdë”.”, shtoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *