Zejet e vjetra buzë ekzistencës
Prizreni ,dikur me shumë më pak banorë kishte shumë më tepër këpucëtar, por, tani prodhimet e këpucëve të lira kanë ndikuar drejtpërdrejt që zeja e këpucëtarit në Prizren të shuhet tërësisht këpucarët e dikurshëm ishin këpucëtar të vjetër që për nevoja të të kohës prodhonin opinga, qystele,këpucë për fëmijë dhe mbathje të kohës. Këpucëtarët e më vonshëm vinin kryesisht nga familjet që dikur ishin famlije këpucëtarësh. I pari këpucëtar në Prizren thuhet se ka ardhur nga Budapeshti ku ai ishte në usta që në mbretërinë e hershme kishte mësuar të bëjë regjjen e lëkurës më pastaj ta transferoj atë në punim mbathjesh ushtarake. Derisa ishte ndalur në Prizren ngase regjjen e lëkurës në Prizren e bënin që në kohët e lashta. Për këtë fakt edhe sot e kësaj dite lagjja ku ata punonin quhet “Tabakhane” Gojëdhëna thotë se në Prizren u mirëprit sepse filloi të prodhojë këpucët e para të kohës,ngase këtu ishin te njohur ustallarët e e opingave. Të parat kryesisht nga lëkura e buallicës e më vonë edhe nga lëkurat e tjera. Ata në trashëgimi krijuan lëkurën e meshinit duke prodhuar përveç këpucëve edhe kolona për fishekë, opinga “krygali” të punuara prej lëkurës e të zbardhuara prej zhtavitjes e cila qepej mbrapsht e kthehej mbarë ku pastaj u qepej thembra me një pjesë lëkure,u shtohej rripi me mbërthecka dhe krijonte opinga për fëmijë që ndryshe I quanin edhe “qystele” .Si bazë e kishin lëkurën ë trashë me sholla. Pastaj bënin maja zbukuruese dhe opinga llastiku dhe qepja nuk ju dukej fare. Ata prodhonin edhe takëme për kuaj shala të vendit “ bashibozuk{ që kështu quheshin,,kullona të ndryshëm,rregullonin zbukurime për kuaj,qafëza,jaka e kështu me radhë. kanë ekzistuar mijëra vjet më parë dhe krijimtaria e tyre ka përjetuar ndryshime të shumta.
Ka mesi I shekullit XVIII, krijuesi më I njohur i Prizrenit ka qenë usta Riza Begu,deri në vitin 1818 thuhet se familja Bojniku këtë zeje e ka ushtruar në Bojnik të Leskovcit pastaj e trashëguan bijtë ; Zejnullahu e Emërllahu, kurse po atë vit ka ardhur familja Hashimi nga Lebani I Leskovcit për ta përcjellur këtë traditë .te usta Riza Begu. Zejen thuhet se e kanë mësuar shumë ustallarë të tjerë siq ishin:Abdulla Osmani,Qamil Shaqiri, Hamdi Bytyqi pastaj vijnë djemt Muahmedit,Selim Dorambari,Isa Ameti,Zeqo Baruti,Rraif Ajgeri,Ali Gashi,deri tek familja e Halit Spahiut,Ismajl Qemjalit, Rifat Memishit duke ardhur tek familja e Ajrullah Tabakut,Hazër Alltiparmakut,Sefedin Laçit pastaj Ramiz Potori e kështu me radhë. Ndërkaq duke parë nevojën e madhe dhe duke shfrytëzuar dijen,punën dhe angazhimin e shumë këpucëtarëve të Prizrenit në vitin 1970 të gjithë këta përbashkohen në një punë të përbashkët pë r të formuar më vonë fabrikën e këpucëve “Komuna”.
Ilir Hodaj, këpucëtar nga Prizreni që vetëm në rrugën e “Saraçëve”, rrugë që dikur kryesisht këtu punon këpucëtarët, jakaxhinjtë, samarxhinjtë etj,duke folur për “Kosova sot” pohon se tani e 24 vjet ushtron zejen e këpucëtarit, por tani është vështirësuar mbijetesa e këtij zanati. Mezi arrin të sigurojë një pagë prej 150 deri në 200 euro në muaj. Prizreni tani nuk i ka as dhjetë këpucëtarë, ngase çmimi i ultë i këpucëve ka bërë që kjo zeje edhe mund të shuhet tërësisht, pohon ai. Dikur vetëm kjo rrugë i kishte mbi 12 punëtori këpucëtarësh e tash kaq nuk as i gjithë qyteti. Me këtë zeje shumë vështire jetohet. Por, nëse vazhdon kështu nuk e besojë se kjo zeje do të mbijetojë më në Prizren. E di se edhe në shtet me traditë të lashte qytetërimi kanë këpucëtar si në Gjermani apo Francë, por, këtu tashmë është bërë tregu si” tregu i Kinës më siç thuhet pohon ai. Ngase tani mund të gjenden edhe me 5 euro një palë “këpucë të reja, derisa ka raste kur po kaq apo edhe me shumë ndoshta duhet për të rregulluar një palë këpucë. Derisa sa i përket prodhimeve të dorës ato pak shiten dhe për shkak të tregut nuk mund të prodhohen ngase më shtrenjtë është prodhimi i tyre se sa që mund të shiten ato.
Derisa prof Sylejman Randobrav /tashmë i ndjerë/ pati pohuar se është një krizë e tanishme por,shpejt do të rikthehet vlera e zejeve të vjetra në këtë këtë qytet dhe në gjithë botën. Në Prizren përmes Qendrës për Demokratizim dhe Integrim/ QPDI/ është bërë një shtytje e dukshme që zejet e vjetra e Ilir Hodaj pohonte tani e 34 vjet ushtron zejen e këpucëtarit, por tani është vështirësuar mbijetesa e këtij zanati. Mezi arrin të sigurojë një pagë prej 150 deri në 200 euro në muaj. Prizreni tani nuk i ka as dhjetë këpucëtarë, ngase çmimi i ultë i këpucëve ka bërë që kjo zeje edhe mund të shuhet atërisht veçanërisht edhe kjo e këpucëtarëve të gjejnë subvencione me mjete materiale apo ndihma të tjera.
Q.THAÇI