Zemaj: Derisa po e shqyejnë gurmazin në fushata zgjedhore në Shqipëri, vendi po futet në krizë të ashpër shëndetësore

0

                   Ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për menaxhimin e pandemisë.Zemaj ka thënë se qeveria aktuale nuk po zhvillon asnjë strategji për të ulur numrin e të infektuarve.“Sot, si çdo ditë e qeverisjes së kësaj Qeverie, dhjetëra jetë të humbura nga Covid-19, numër i madh i të infektuarve, ndërsa qeveria me masa politike pa konsultim me profesionistët e fushës e pa asnjë strategji të uljes së numrit të të infektuarve”, u shpreh ai.Tutje ka thënë se të ndikuar nga popullizmi i jashtëm e fushatat e Facebook-ut menaxhimi pa motiv e përkushtim me mbikëqyrje selektive, do ta rikthejë vendin pas një viti të mundimshëm të menaxhimit të pandemisë, në krizë të ashpër shëndetësore.Zemaj ka kritikuar po ashtu për fushatën e LVV-së në Shqipëri.“Derisa po e shqyejnë gurmazin në fushata zgjedhore jashtë shtetit, Qeverisë për situatën shëndetësore në vend, asnjë fjalë nuk i shpëton nga goja”, tha ai.“Lexojeni e zbatojeni së paku Manualin për mbrojtjen dhe përhapjen e virusit Covid 19”, shkroi Zemaj në Facebook,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *