Zemaj :Jemi duke punuar për masa të përshtatshme që janë në pajtim me gjendjen

0

                        Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e ka mirëpritur anëtarin e Komitetit për parandalimin e COVID-19, Lul Raka, pasi ishte në vetizolim pasi ishte infektuar me COVID-19.

Zemaj përmes një postimi në Facebook, e ka uruar Rakën për shërim duke e mirëpritur rikthimin e tij.

“Mirë se vjen në ekip, prof. Lul Raka. Edhe pse kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm, kishim kënaqësinë që sot të na bashkëngjitësh në mbledhjet tona, pas izolimit si pasojë e infektimit me Covid 19”.

Tutje ai ka thënë se janë duke punuar për masa të përshtatshme që janë në pajtim me gjendjen.

“Puna jonë është të bëjmë të mundurën dhe të pamundurën për mbrojtjen e qytetarëve, planifikimin dhe masat e përshtatshme, në pajtim me gjendjen. Përvoja e vendeve tjera është e mirëseardhur, duke aplikuar kushtet tona. Mirënjohës ndaj të gjithë kontribuesve për pengimin dhe luftimin e virusit Covid 19”./Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *