Zemaj: Kosova siguron 100 mijë e 620 vaksina Pfizer në qershor

0

                                 Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se në qershor të këtij viti pritet që Kosovës t’i dërgohen edhe 100 mijë e 620 vaksina, njofton Insajderi.Kështu ka bërë të ditur ai me anë të një postimi të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, ku tha se këto vaksina do të jenë të kompanisë amerikane ‘Pfizer’.“Nga komunikimi i fundit që arriti sot nga COVAX, (për sigurimin e radhës së vaksines Pfizer-BioNTech) komunikim të cilin ia përcolla Ministrit Vitia për ta vazhduar atë zyrtarisht, konfirmohen 100.620 vaksina anti Covid-19 në qershor, për qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Zemaj.“Shpreh edhe një herë falënderimin e thellë për shtetet mike, organizatat ndërkombëtare dhe vendore si dhe ekipin profesional të Republikës së Kosovës të cilët u angazhuan me muaj të tërë për sigurimin sa më të shpejtë të vaksinave”, njoftoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *