Zemaj paralajmëron Ligjin për Sigurime Shëndetësore
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se Grupi punues po vazhdon punën për hartimin e Ligjit për sigurimet shëndetësore.
Përmes një postimi në Facebook, Zemaj tha se së bashku me anëtarët e Bordit Drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, kanë diskutuar për plotësimin e parakushteve, pa vonesa, në mënyrë që Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të jetë në funksion të plotë.
“Aktualisht, Grupi punues po vazhdon punën për hartimin e Ligjit për sigurimet shëndetësore. Pres dinamikë të shtuar për draftimin e ligjit. Jam i vendosur që sa më parë të krijohet mundësia për qytetarët të jenë të siguruar dhe përmes kësaj t’u ofrohen shërbimet e sigurimit shëndetësor”, ka shkruar Zemaj,