Zemaj paralajmëron masa strikte pas shtimit të rasteve me COVID-19

0

“Ne jemi duke analizuar dhe e analizojmë situatën çdo ditë, fjalën mbyllje dhe izolim e kemi larguar para tre muajve,  do të bëjmë të pamundurën që të mos vijë deri te ai drejtim, ne do të marrim masa strikte që e ta parandalojmë   përhapjen e infeksionit në çfarë do aspekti që na ofron ligji anti-covid”.

Zemaj tutje ka thënë se numri i testimeve është rritur në vazhdimësi, ai ka thënë se numri i testimeve në ditë ka arritur deri në 700.

“Numri i testimeve është rritur në vazhdimësi ka ditë që ka edhe testime mbi 700 në ditë varësisht prej nevojave, testimet nuk janë vullnetare dhe dëshirore por janë nevojat për të përcjellë dhe parandaluar përhapjen”

“Kapacitet testuese janë trefishuar në Institutin Kombëtarë të Shëndetit Publik, gjatë këtij muaji do të shpërndahen edhe 6 aparatura në të gjitha qendrat rajonale”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se dy ditëve të fundit ka pasur një rënie të lehtë të numrit të infektuar me covid-19.

“Gjatë dy ditëve kemi pasur një rënie të lehtë nga ai numri që kishim prej 90, do të thotë dje kemi pasur 77, dhe fatkeqësisht 60% të rasteve kanë qenë në Prishtinë, dhe të shohim sot do ta analizojmë se ka ka rrjedhur ky infeksion dhe analiza e parë është nga pakujdesia nga disa institucione publike dhe qendrore dhe nga tubimet në lokalet e gastronomisë, apo ceremoni mortore”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *