Zemaj: Shkollat duhet të respektojnë masat kundër COVID-19

0

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se institucionet arsimore duhet të ndërmarrin në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, në kohën kur vendi vazhdon të përballet me pandeminë virusin COVID-19.

Ai gjatë një vizite të mërkurën në shkollën model “Qamil Batalli” në Prishtinë, ka thënë se çdo institucion arsimor në Kosovë duhet të respektohen masat parandaluese si, ruajtja e distancës fizike gjatë hyrjes dhe daljes në shkollë, mësimit në klasë apo lëvizjes nëpër korridore, mbajtja e maskës, si dhe përdorimi i dezinfektuesve.

Zemaj gjatë kësaj vizite është informuar lidhur me përgatitjet që kjo shkollë ka bërë për fillimin e vitit të ri shkollor si dhe hapat e nevojshëm që janë ndërmarrë për t’u mbrojtur nga virusi, si dhe ka dorëzuar një donacion simbolik me maska dhe dezinfektues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *