ZEMAJ: SISTEMIT SHËNDETËSOR DO T’I SHTOHEN EDHE NJË MIJË E 500 SPECIALIZANTË

0

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se sistemit shëndetësor do t’i shtohen një mijë e 500 specializantë, gjë që kryeministri Avdullah Hoti, e ka quajtur hap të madh, njofton Insajderi.

Shefi i ekzekutivit vlerësoi se ky është një hap shumë i madh në shëndetësinë e Kosovës.

Ndërkohë, sipas Ministrit të  Shëndetësisë Armend Zemaj, gjithë kjo është meritë e qeverisë, meqë thekson se nga dita e parë si ministër ka pasur prioritet “që të zgjidhet njëherë e përgjithmonë problem i specializantëve, që për vite të tëra nuk janë angazhuar në profesionin e tyre për të cilin i kanë përfunduar studimet universitare”.

Zemaj foli edhe për mënyrën se si do të shpërndahen mjekët e rinj.

“Në kategorinë e parë janë përfshirë profilet specialistike me prioritet nacional, specializimet e nevojshme në luftën kundër Covid-19. Specializantët e ardhshëm, menjëherë do të kyçen në parandalimin dhe luftimin e virusit. Qindra mjekë të diplomuar prej vitesh e kanë pritur këtë vendim që t’u mundësohet të ndjekin shkollimin specialistik”, ka thënë tutje ai.

Ministri Zemaj në fund ka shtuar se konkurs për specializantë do të hapet çdo vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *