Zemaj thotë se vetëdijësimi i qytetarëve ka ndikuar në rënien e numrit të rasteve të reja

0

          Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka thënë se ka kërkuar që të ketë bashkëpunim ndërmjet prindërve-nxënësve dhe mësimdhënësve që të menaxhohet më lehtë situata me pandeminë.

Zemaj ka bërë thirrje që të mbahen maskat dhe higjiena personale.

Ai ka se vetëdijesimi i qytetarëve ka ndikuar që të bie numri i të infektuarve.

“Masat e ndërmarra janë konform rekomandimeve me IKSHPK-në. Sot ky vlerësim është hap i rëndësishëm, krahas punës duhet të kërkojmë një disiplinë bashkëpunim, prindër-nxënës dhe mësimdhënës sepse kjo na ndihmon ta menaxhojmë situatën. Ne do të jemi shumë strikt në vlerësimin e masave. Numri i të infektuarve është shkak i vetëdijesimit të qytetarëve. Unë ju bëj apel ta mbajmë maskën higjienën dhe distancën sociale”, ka thënë Zemaj.

Ndërkaq drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike Naser Ramadani, e ka vlerësuar të kënaqshme këtë situatë pasi sipas tij ka ardhë dita që të hapen shkollat në vend.

“Duhet të shprehi një situatë të kënaqshme pasi që kemi arritur në këtë ditë, por megjithatë të bëjmë një hap përpara drejt stabilizimit të situatës. Çdo rast që paraqitet nga task forcat në komuna do merret menjëherë në shqyrtim”.

Ai ka kërkuar nga epidimologët që të lënë Institutin Kombëtar të Shëndetësisë të bëjë punën e vet dhe që të bëjnë analizën e situatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *