Zënka nisi me akuzat për tradhti e përfundoi me vrasje, detaje të reja për çiftin kosovar në Francë
Prokurori publik ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen tragjike të së martës (26 prill), kur çifti me origjinë nga Kosova u gjetën të vdekur në banesën e tyre në Epinal të Francës. Sipas prokurorit, deri te zënka me epilog tragjik ka ardhur pasi bashkëshorti ka akuzuar gruan e tij për tradhti.“Gruaja u vra nga burri i saj”, konfirmoi prokurori publik i Epinalit, Frédéric Nahon, këtë të premte, pas mbledhjes së fakteve.Sipas tij, autopsia ka zbuluar disa plagë me thikë, duke përfshirë edhe plagë mbrojtëse në trupin e gruas 44-vjeçare.“Më tej thuhet se burri e theri gruan e tij për vdekje para se ta kthente armën kundër vetes, në prani të tre prej tetë fëmijëve të tyre”, tha prokurori të premten, për mediat franceze, transmeton Telegrafi.“Gruaja u vra nga burri i saj. Ky i fundit ka përdorur të njëjtën thikë për të vrarë veten”, tha prokurori publik i Epinalit, Frédéric Nahon.Nga autopsia u zbuluan “disa plagë me thikë, duke përfshirë edhe plagë mbrojtëse” në trupin e 44-vjeçares.“Hetimi konfirmoi se një zënkë verbale mes prindërve shpërtheu mëngjesin e së martës, ku bashkëshorti 45-vjeçar akuzoi gruan e tij për ‘gjoja pabesi’”, shtoi prokurori.Sipas prokurorit, ngjarja ka ndodhur në banjën e banesës kur njëri nga fëmijët pas theu derën dhe zbuloi trupat e pajetë të prindërve të tij.Familja, me origjinë nga Kosova, jetonte në Francë që nga viti 2018 dhe kishte statusin e refugjatit.Çifti bashkëshortor kishte tetë fëmijë, tre prej të cilëve ishin të rritur. Shtatë nga fëmijët jetonin ende me prindërit e tyre dhe pesë të miturit ishin në shkollë.Sipas prokurorit Nahon, çifti nuk ishte i njohur për organet e drejtësisë dhe nuk ishte paraqitur asnjë ankesë për dhunë në familje.