Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj – Halimaj zhvillon bisedë virtuale me Ambasadorin Kosnett
Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Albulena Balaj – Halimaj, sot ka zhvilluar një bisedë virtuale me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z.Philip S. Kosnett.
Me Ambasadorin Kosnett diskutuan për zhvillimet aktuale politike, si dhe për situatën me pandeminë COVID-19 në vend.
Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj – Halimaj, e ka njoftuar Ambasadorin Kosnett për angazhimet e Qeverisë së Kosovës në funksion të rimëkëmbjes ekonomike pas përhapjes së pandemisë.
Gjithashtu, diskutuan edhe për procesin e dialogut Kosovë – Serbi duke vlerësuar lart rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë proces.
Ambasadorin Kosnett e falënderoi për përkrahjen dhe mbështetjen që i ofroi zëvendëskryeministres në funksion të kryerjes së detyrave dhe obligimeve që kanë në kuadër të qeverisë së Kosovë