Zëvendësministri Ahmeti: Greqia është një hap afër njohjes së pavarësisë së Kosovës
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka deklaruar se Kosova ka shënuar sukses në diplomacinë e jashtme gjatë këtij viti, duke paralajmëruar se raportet me Greqinë janë afruar.Ai ka se Greqia është afër që ta njohë Kosovën, duke theksuar se janë nënshkruar dokumente e memorandume të përbashkëta.“Është punuar në sjelljen e njohjeve të reja. Ka pasur progres jashtëzakonisht të veçantë me Greqinë, ku përpos që kemi ngritur statusin e Zyrës tonë që nënkuptonte formalizim të marrëdhënieve të Zyrës sonë atje dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, kemi filluar që të nënshkruajmë edhe dokumente të përbashkëta… Pra, Greqia është një hap afër njohjes për mendimin tim”, ka thënë ai në KTV.Sipas Ahmetit, vitin e ardhshëm Kosova do të hapë misionin e parë në Poloni, e edhe misione të tjera pritet të realizohen.Krerët e shtetit tashmë disa herë kishin deklaruar se Greqia është më afër njohjes së pavarësisë së Kosovës, duke bërë lëvizjen e parë në këtë drejtim në mesin e pesë shteteve anëtare të BE-së që nuk e njohin, por deklaratat nga Athina kanë qenë se asgjë nuk ka ndryshuar.Greqia, Sllovakia, Rumania, Spanja dhe Qipro nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008.Greqia ka një Zyrë Ndërlidhëse të akredituar nga UNMIK-u në Prishtinë dhe një Zyrë për Çështje Ekonomike dhe Tregtare të Kosovës. Athina njeh gjithashtu pasaportat e lëshuara nga Kosova.