Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu,duhet të dëshmojë ose urgjent prokuroria të merret me rastin-Shkruan ;Hisen BERISHA ,deputet

                  Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu,  një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se është habitur pse Simiq dëgjohet duke thënë se “PDK më ka shkaktuar më së shumti dëme në jetë”.

“Si është e mundur të thuhet diçka e tillë kur përfaqësuesit e Listës Serbe bashkë me PDK-në dhe partitë opozitare kanë realizuar secilin dëshirë dhe qëllim për interesa tërësisht personale në dëm të shtetit të Kosovës”, shkruan ai.

Sipas tij, kjo tregon se keto audioincizime janë të porositura nga eksponent medial dhe opozitarë për ta shpërlarë sadopak PDK-në nga bashkëpunimi i ngushtë me Listën Serbe. https://zeri.info/inarticle.html

“Pra, PDK, mundohet të pastrohet përmes Listës Serbe”, thotë ai. Pra mos harroni lexues e ju kosovarë kudo që jeni ky është zëvendësministër. Pas kësaj deklarate, prokuroria duhet urgjentisht të merret në pyetje dhe të konstatojë për këtë ka fakte, apo janë trillime e gënjeshtra pa kripë të këtij zëvendësministri  .Nëse ka fakte të gjenden aktorët e të gjykohen nëse jo urgjentisht ky zëvendësministër duhet të prangoset dhe vetëm kështu Kosva  mund të shpresojë  në dittë më të mira. Në të kundërtën Kosova  pa dashur  po rrëshqet atje në llumin e  shteteve ku gënjeshtra bëhet lajm e vërteta  heshtet. Nuk ka se si kjo të vazhdojë  më . Herët ose vonë  shpifësit duhet të marrin  gjykimin meritor./www.qendrapress.com/