Zgjedhja e Presidentit, PDK-ja nuk ka votë për Ramush Haradinajn e Isa Mustafën
Sekretari i PDK-së, Uran Ismaili ka thënë se kjo parti nuk ka votë për president për Ramush Haradinajn e Isa Mustafën, shkruan Reporteri.net.
Ismaili në një intervistë në RTV Dukagjini ka thënë se PDK nuk ka apetit për president dhe as për Qeveri.
‘Në çështjen e presidentit është kandidatura e zotit Haradinaj edhe një gjysmë kandidaturë që Lufti Haziri po e përmend. PDK nuk ka votë për këta dy. Ne nuk kemi kërkuar nga ta asgjë dhe nuk kemi ofruar votë për asnjë kandidaturë të tyren, as për Haradinajn as për Mustafën. PDK nuk ka ndonjë apetit as për postin e presidentit as për Qeveri”, tha ai.
Ismaili është shprehur se PDK do të votojë vetëm për një kandidat të propozuar nga kjo parti, në rast se i kërkohet vota.
“Nëse dikush vije dhe kërkon votat e PDK-së,ne votojmë vetëm për një emër të propozuar nga ne. Për protagonizëm të tjerëve nuk ka votë të PDK-së”, shtoi ai.