ZGJEDHJA E RECIPROCITETIT SI REBUSI POLITIK VUÇIQ – KURTI-Shkruan Gjeneral ;Hisen Berisha
Lehtësuesi i dialogut Kosovë- Serbi, diplomati sllovak z. Lajçak bëri një deklaratë publike si rrugë që shpie në marrëveshjen përfundimtare, e cila siç e bëri të ditur ai, kalon përmes ndryshimeve kushtetuse. Madje deklarata e zyrtarit evropian, sllovakut Lajçak se “Kushtetuta nuk është Bibël” për mendimin tim, ishte kërcënim direkt i rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Kërkesa e shtetit të Serbisë artikuluar përmes Vuçiq dhe zyrtarëve tjerë shtetërorë është “respektimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga pala kosovare dhe krijimi i Asociacionit të Komunave me komunitet shumicë Serb”. Nëse këto qëndrime lexohen të ndërlidhura, atëherë patjetër duhet shtuar deklaratën e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosëvës shokut Glauk Konjufca dhe veprimin operativ të Kryeministrit të Republikës së Kosovës shokut Albin Kurti. Pse kjo e fundit? Serbia do të arsytohet se, “deri sa pala kosovare nuk respekton marrëveshjen nderkombëtare për asociacionin, as pala serbe nuk është e detyruar ta respektojë marrëveshjen e tabelave të veturave”. Ditë më parë analizova teoritë me të cilat shërbehen qeveritë që e mashtrojnë popullin të cilin e qeverisin. Sot po flas edhe më drejtëpërdrejtë për të davaritur edhe pak nga mashtrimi qeverisës. Kjo “kontraditë” Vuçiq-Kurti, me shkallë rreziku për sigurinë në Republikën e Kosovës, do të sfumohet ditëve të ardhëshme, edhe këtë rebus politik, duhet lexuar si një lëvizje të cilën Kurti do ta përdorë më vonë në arsytimin e krijimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, në veri të Republikës së Kosovës. P.S. Jo e largët është koha kur Kosova dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës u mbushën gaz lotësjellës dhe u goditën me armë e molotov në kundërshtim të Asociacionit. Por, kundërshtimi i asociacionit sipas rekomandimeve të Gjykatës kushtetuese të Republikës së Kosovës, vetëm sa ka me e rritë koston të cilën kombi shqiptarë si shumica shtetformuese e Republikës së Kosovës, do ta paguaj në fund për arritje të marravëshjes finale me serbët okupatorë./qendrapress.com