Zhduket një djalë në Prizren
Një baba nga Prizreni ka njoftuar policinë se djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.Sipas ankuesit viktima edhe disa herë më herët është larguar nga shtëpia por është kthyer.“Prizren, 15.07.2021 – 16:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se djali i tij ka dalur nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Sipas ankuesit viktima edhe disa herë më herët është larguar nga shtëpia por është kthyer. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.