Zhduket një e mitur në Prizren

Një person ka njoftuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 06:00, në Prizren.Tutje bëhet e ditur se rasti është nën hetime.

“Prizren  19.11.2024 – 06:00. Ankuesi mashkull  kosovar  ka njoftuar  se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”, thuhet në raport