Zhduket një e mitur në Prizren,polica po e heton rastin pas paraqitjes së sajë përmes mjeteve elektronike njofton zëdhënësi Vesel Gashi
Zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren Vesel Gashi njofton se në polici është raportuar për zhdukjen e një të miture në Prizren. Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar, “Një mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj”.“Rasti është iniciuar dhe po hetohet nga njësitet kompetente”, njofton zëdhënësi i policisë në Prizren Vesel Gashi për të shtuar se ‘’ Mbrëmë rreth orës 19.00 një prind mashkull njofton se vajza e tij është e mitur është zhdukur . Kurse rreth orës 20 . 50 , me vonë mësohet se vajza e mitur është lajmëruar përmes mjeteve elektronike ,se është shëndoshë e mirë , por nuk e ka ndërmend të kthehet në shtëpi. Policia ka hapur rastin e hetimeve tha zëdhënësi Gashi për të mësuar vendndodhjen dhe rastin konkretë tha për Rtv’’ Besa’’ zëdhënësi Gashi .