Zhduket një i mitur në Gjilan
Një i mitur në komunën e Gjilanit më datën 15 shtator është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.
Në raport thuhet se rastin e ka denoncuar babai i tij, i cila ka pohuar se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orët 10:30.
“Gjilan 15.09.2020–10:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij mashkull kosovar (i mitur) është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh nga Policia e Kosovës.